Skip to content
  • Home
  • Contact Us
  • Privacy Policy

15/05/2025

Breaking News
Netspend Activate Card : Activate Your Card | Netspend All-Access Account  |  
How To Activate Voice Chat in Roblox : How do I enable Roblox Spatial Voice ?  |  
https //discord.com/activate : QR Code Login Discord.com  |  
yt.be/activate Enter Code : Enter YouTube TV Code and enter the blue TV code  |  
How To Watch MLB without Cable  |  

SeminarTopics.net

Technology Topics, Latest News, Daily TV News

  • Home
  • Contact Us
  • Privacy Policy
Blog Grow Theme By Dhrumil Kumbhani
  • activate
  • Australia
  • Canada
  • India
  • Ireland
  • Kerala
  • Login
  • news
  • UK
  • USA
Login

https //online.devpos.al Login

Posted on 20/04/202421/04/2025 by Freddy
Views: 0

https //online.devpos.al Login

devPOS vjen në dy versione të ndryshme: desktop dhe mobile (Android). Versioni desktop aksesohet nga çdo kompiuter nëpërmjet një web browser-i dhe shoqërohet nga një komponent lokal, i cili hyn në punë automatikisht në rast shkëputjeje të lidhjes me internetin, për të mundësuar punën pa ndërprerje.

Ky version ka nevojë për një printer të thjeshtë (jo kasë fiskale), të çdo formati, i cili do të përdoret për të printuar faturat.

Versioni mobile mund të instalohet në çdo pajisje mobile me sistem operativ Android dhe të lidhur me internetin. Pajisja ka nevojë të shoqërohet me një printer me lidhje bluetooth për të printuar faturat.

Të dyja versionet nuk mbështeten në një model konkret pajisjesh, por mund të aksesohen lehtësisht në cdo kompiuter apo pajisje me sistem operativ Android. Kalimi nga një pajisje në një tjeter mund të kryhet në çdo kohë dhe pa asnjë kosto shtesë.

Pra, ndryshe nga deri tani, procesi i fiskalizimit do të kryhet nëpërmjet një programi (software) dhe jo një pajisje (kasë fiskale). Ju mund ta instaloni këtë program në një kompiuter me parametra minimale apo në një telefon që nuk e përdorni më. E vetmja gjë shtesë që ju duhet, është një printer i thjeshtë.

Prioritetet e sistemit

  1. Aksesueshmëria

Sistemi mund të aksesohet lehtësisht nga çdo web browser ose pajisje me sistem operativ Android.

  1. Integriteti

Të dhënat kalojnë nga kompiuteri juaj, në sistemin tonë dhe më pas në sistemin e fiskalizimit të DPT-së, të shënjuara elektronikisht me një certifikatë personale të çdo subjekti. Modifikimi i një të dhëne gjatë rrugës e ben faturën të pavlefshme dhe subjekti informohet menjëherë për këtë.

  1. Vazhdueshmëria

devPOS është i pajisur me një komponent lokal, që në rast shkeputjeje të lidhjes së internetit, puna të mund të vazhdojë normalisht, deri në rivendosjen e lidhjes. Në momentin e rivendosjës së lidhjes, të gjitha faturat e lëshuara gjatë kohës së kaluar offline, dërgohen në sistemin e tatimeve. Nëse për një arsye rivendosja e lidhjes së internetit vonon më shumë se 48 orë, ju mund t’i shkarkoni faturat tuaja nga sistemi dhe sipas detyrimit ligjor, duhet të paraqiteni pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve për të kryer fiskalizimin e tyre.

  1. Siguria

Ruajtja e të dhënave në bazën e të dhënave behet e enkriptuar dhe ato janë të pakuptueshme për palë të treta. Çdo komunikim midis komponenteve të sistemit dhe sistemit të fiskalizimit të DPT-së kryhet po ashtu i enkriptuar.

Also Read : https //e-learning.univ-saida.dz moodle

Përtej realizimit të procesit të fiskalizimit, devPOS ofron edhe funksione të tjera të dobishme për menaxhimin e një subjekti, si menaxhimi i magazinave, inventari, regjistrimi i faturave hyrëse, raporte shitjeje, raporte performance, etj. Në vijim gjenden modulet kryesore të sistemit:

Deklarimi dhe menaxhimi i arkave

Moduli i arkave i ofron përdoruesve mundësinë për të krijuar dhe menaxhuar arkat, përfshi deklarime të gjëndjes së arkës. Deklarimi i çdo ndryshimi në gjendjen e arkës, si edhe i gjendjes fillestare në fillim të ditës së punës, është detyrim ligjor, për këtë arsye, ky informacion dërgohet në sistemin e tatimeve në mënyrë automatike.

Deklarimi dhe menaxhimi i shitjeve/faturave

Operatorët e arkave mund të krijojnë fatura dhe fatura korrigjuese nëpërmjet modulit të faturave. Faturat fiskalizohen në mënyrë automatike kur pika e shitjes është e lidhur në internet, dhe në mënyrë manuale nëse punohet përkohësisht në modalitet offline dhe më pas rikthehet lidhja.

Deklarimi dhe menaxhimi i faturave shoqëruese

Përdoruesit e autorizuar mund të krijojnë fatura shoqëruese. Njësoj si për faturat e shitjes, edhe faturat shoqëruese dërgohen në menyrë automatike në sistemin e fiskalizimit të DPT-së.

Menaxhimi i magazinës

Moduli i magazinës i ofron përdoruesve të autorizuar mundësinë të menaxhojnë veprimet me magazinat.

croped_1603896821_devpos.png

Raporte

Moduli i raporteve i ofron përdoruesve raporte në nivele të ndryshme raportimi. Aktualisht në sistem janë të konfiguruar raportet e mëposhtme, por është e mundur të konfigurohen raporte të posaçme për çdo klient:

  • Raporti i shitjeve
  • Raporti i blerjeve
  • Raporti i transferimeve midis magazinave.
  • Inventari i magazinave
  • Inventari i artikujve
  • Gjendja dhe kostoja e magazinës
  • Shitja e produkteve sipas datave
  • Raporte për punën e operatorve
  • Raporte për pikat e shitjes (arkat)

Sistemi mundëson integrimin e disa pikave të shitjes në një llogari, me qëllim menaxhimin sa më të lehtë të tyre. Ju mund ta aksesoni atë në çdo kohë, nga telefoni ose kompiuteri, për të qënë në çdo kohë i informuar për ecurinë e aktivitetit tuaj. Gjithashtu, raportet mund të skedulohen që të vijne automatikisht në mënyre periodike në adresën tuaj e-mail (psh: raporte ditore, javore, mujore shitjesh; lajmërime automatike për gjendjen e magazinave, etj).

Instalimi, trajnimet dhe suporti

Tentativa e parë do të jetë për të bëre gjithcka online. Aplikacioni do të jetë i shkarkueshëm nga web-i ynë dhe celja e llogarisë do të kryhet sapo të bëhet marrëveshja dhe të kryhet pagesa. Aplikacioni do të shoqërohet me një manual të detajuar përdorimi dhe duke qëne se është ndërtuar për të qënë sa më i lehtë në përdorim, presim që shumica dërrmuese e përdoruesve të mos kenë asnjë problem për instalimin dhe përdorimin.

Në rast se do të nevojitet suport për instalimin, ne do të ndërhyjmë fillimisht në distancë për të kryer instalimin (falas) dhe nëse do të jetë e nevojshme, do të dërgojmë një nga specialistët tanë të suportit pranë jush (falas për kontratat një vjeçare, me një pagesë të vogël për kontratat e tjera).

Në lidhje me përdorimin, ne do të kryejme seanca javore trajnimi online, ku ju mund të merrni pjesë falas. Nëse është absolutisht e nevojshme, ne do të dërgojmë trajnues pranë jush (falas për kontratat një vjeçare, me nje pagesë të vogël për kontratat e tjera).

Related Posts

  • Como Criar QR Code De Um Link
  • Pizza Near Me Florida : Fast and Tasty Food Near You
  • weathergroup com Activate Login and Enter Code : Weather Channel Activate on Smart TV, Android and PC
  • gst.gov.in login : E-WayBill System Login, Pay GST Tax, GST Portal
  • Ángela Peralta : Ángela Peralta’s 175th Birthday : Google Doodle Celebrates
  • www mcdvoice.com within 7 days | McDonald’s Customer Satisfaction Survey
  • When is Teachers Day in India? Happy Teachers Day Date, Quotes, SMS, Messages
  • 75th Independence Day Images : Happy Independence Day 2023 Quotes, Wishes, SMS, Messages

Post navigation

Previous: avant.com Activate : How do I activate my AvantCard? Steps to Activate Card
Next: https //e-learning.univ-saida.dz moodle : USMT Cours en ligne
© 2025 SeminarTopics.net